Çdo ditë dikush ka nevojë për gjak.
Gjaku nuk mund të prodhohet artificialisht: vetëm një njeri tjetër mund t’a dhurojë atë.
Sipas ligjit italian gjaku nuk mund të shitet: vetëm të dhurohet.
Gjaku është i nevojshëm, jo vetëm për raste emergjente të shkaktuara nga aksidentet por edhe për mjekimin e sëmundjeve të rënda, për të ndihmuar njerëz të prekur nga tumore e për të kryer transplantime të organeve.
Edhe gjatë lindjeve dhe operacioneve kirurgjike mund të jetë i nevojshëm një transfuzion gjaku.
Giaku i mbledhur në vendin tonë nuk është i mjaftueshëm.
Kush është në shëndet të plotë dhe peshon të paktën 50 Kg mund të dhurojë gjak.
Dhurimi bëhet me pajisje të sterelizuara njëpërdorimi për sigurimin absolut të shëndetit.
Dhurimi kërkon më të shumtën 8 – 10 minuta kohë.
Para se të dhurosh gjak do të plotësosh një pyetësor mbi gjëndjen tënde shëndetësore dhe t’i nënshtrohesh një vizite të thjeshtë mjekësore.
Nëse je duke marrë ilaçe mund të pezullosh dhurimin për një periudhë e cila ndryshon sipas llojit të ilaçit të përdorur. Pezullimi mund të jetë i nevojshëm edhe për vaksinat, ndërhyrjet kirurgjike dhe shtatzaninë.
Për të evituar rrezikun e transmetimit të sëmundjeve tropikale tek përdoruesi i gjakut, dhuruesi duhet të ketë jetuar për të paktën një vit jashtë nga vendet e infektuara me këto sëmundje.
Për të mbrojtur shëndetin e përdoruesit të gjakut “il Centro trasfusionale” duhet të garantojë gjurmët e dhuruesit e të jetë i sigurtë për identifikimin e tij duke respektuar plotësisht privacy-in. Për këto arsye që të dhurosh gjak, nëse nuk ke kodin fiskal italian, duhet të prezantosh lejen e qëndrimit (il permesso di soggiorno) ose teserën STP (Straniero temporaneamente presente) për shërbim shëndetësor të përkohshëm. Të gjitha këto të dhëna personale janë vetëm për përdorimin në brendësi të spitalit e s’mund t’i paraqiten askujt për respektimin e dhurimit anonim.
Për çdo dhurim bëhen analiza dhe kontrolle për të siguruar shëndetin e dhuruesit, kështu kur dhuron gjak e bën diçka të mirë për të tjerët, në të njëjtën kohë ke gjithmonë një kontroll falas të shëndetit tënd. Për të dhuruar gjak e për të bërë analizat është e nevojshme të jesh i pangrënë për të paktën 8 orë. Mund të pihet ujë, çaj dhe kafe të hidhur.
Nëse je punëtor i varur ke të drejtë ditën e pushimit të shpërblyer (të paguar).
Duke dhuruar gjak mund të shpëtosh një jetë e të ndihmosh këdo që ka nevojë për këtë lloj ndihme e që të mund t’a gjejë gjithmonë e kudo.
Shoqata e dhuruesve të gjakut A.V.I.S. është nga më shumë se 50 vjet në shërbim të atyre që vuajnë dhe ndihmon me anëtarët e saj në gjetjen e gjakut të duhur në nevojë të spitalit të Pratos.
Për të dhuruar gjak ose për të marrë informacion mund të drejtoheni tek A.V.I.S., rruga Sant’ Orsola 19/a – telefon 0574 23793 – është në të njëjtin pallat me Qendrën Trasfuzionale tè “Azienda USL 4” e hapur në mëngjes nga ora 08.00 deri në 10.00 nga e hëna deri të shtunën (e përfshirë), e mbyllur të dielën dhe ditët e festave, me përjashtim të një të diele në muaj.
